Inter dëshiron Kupën e Italisë: Ja formacioni Contes për ndeshjen me Napolin

Trajneri i Interit Antonio Conte do ta përdorë skemën 3-4-1-2 për ndeshjen kthyese me Napolin në Kupën e Italisë.

Edhe pse Conte ka luajtur me skemën 3-5-2 në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, për ndeshjen me Napolin pritet ta përdorë skemën 3-4-1-2.

Arsyeja e ndryshimit të formacionit është për shkak të Christian Eriksen. Danezi do të luaj në pozitën e tij natyrale si mesfushor ofanziv para dyshes Lukaku-Lautaro.

Formacioni i mundshëm i Interit (3-4-1-2): Samir Handanovic; Milan Skriniar, Stefan De Vrij, Alessandro Bastoni; Antonio Candreva, Marcelo Brozovic, Nicolo Barella, Ashley Young; Christian Eriksen; Romelu Lukaku, Lautaro Martinez.

Nga ndeshja e parë në Meazza fitues doli Napoli me rezultat minimal 0-1.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here