Talenti shumë i vlerësuar i Inter, Martin Satriano, po stërvitet me skuadrën e parë në mënyrë që të bindë stafin për ti dhënë mundësi atij për të qenë pjesë e kësaj skuadre, raporton FCInterNews.it.
Sulmuesi i ri uruguajan pritej që sezonin e ardhshëm të fillonte stërvitjen me skuadrën e parë mirëpo kriza që shkakoi pandemia ka përshpejtuar shumë gjëra tek Neroazzurët.
Shenjat e para të Satrianos në stërvitjet janë impresionuese dhe nuk përjashtohet mundësia që ti jepet shanca për të pasur minuta në këmbë edhe gjatë këtij sezoni.