Ish portieri i Juventusit, Marco Storari do të rikthehet tek Juventusi por kësaj rradhe në rol drejtuesi në skuadër.
Sipas raportimit të reporterit të Tuttomercatoweb, Giovanni Albanese, një marrëveshje është arritur mes palëve dhe do të bëhet e ditur ditëve të ardhshme.
Storari është tani 43 vjeçar dhe hoqi dorë nga futbolli i luajtur në 2018 pas paraqitjeve të bëra për Milan dhe Cagliari.
Ai veshi fanellën e Juventusit prej 2010-2015 ku zhvilloi plot 64 ndeshje për ‘Zonjën e Vjetër’.