Jovic jep dritën jeshile për tu transferuar te Milani, por ka dy pengesa

Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja, ku sipas “Le Bombe di Vlad”, Luka Jovic ka pranuar të transferohet te Milani.

Ish-sulmuesi i Frankfurt, që kushtoi 60 mln euro, nuk ka bindur aspak te Real Madrid, në një sezon me luhatje dhe dëmtime.

Vetëm dy gola të shënuar në 24 aktivizime kanë bindur Zidane & Co t’i japin duart, ndryshe nga ajo që do të bëjnë me Hazard, që do të jetë në fushë dhe do të përpiqet të marrë në dorë “merengues”. Por, përpos pëlqimit nga Jovic, Milani duhet të bëjë llogaritë me formulën që duhet për të marrë “ok” nga Real Madrid dhe faktin se rroga e serbit është 10 mln euro në sezon.

Huazim për dy vjet me të drejtë blerje dhe riblerje mund të jetë një zgjidhje e kënaqshme, ndërsa Jovic duhet të pranojë ulje rroge deri në 6 mln euro që të arrihet marrëveshja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here