Presidenti i Lazios kandidon për kryetar të Romës!

Presidenti aktual i skuadrës së Lazios po mendon që të kandidojë në politikë për tu bërë kryetar i Romës.

Sipas gazetës Leggo, Lotito po përkrahet nga partitë e djathta Forza Italia dhe Lega Nord për tu përballur me kryetaren Virginia Raggi.

Nuk është hera e parë pasi në 2018 Lotito kandidoi për një vend në senat me Forza Italian e Silvio Berlusconit, por që nuk arriti për pak të zërë një vend.

Lotito është presidenti i Lazios qysh prej vitit 2004 ku edhe e shpëtoi këtë skuadër nga bankrotimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here