Adidas ka bërë një punë të shkëlqyeshme: Fanella e dytë e Ajax pushton rrjetet sociale (FOTO)

Ky sezon i kampionatit holandez u anulua për shkak të emergjencës COVID-19, me titullin kampion që u la vakant pasi Ajaxi dhe AZ Alkmaar ishin me pikë të barabarta në momentin e ndërprerjes.

Megjithatë edhe pse është ende shumë herët në Holandë kanë nisur që tani të mendojnë për sezonin e ardhshëm. Klubi i Ajaxit ka prezantuar fanellat e sezonit të ri ku kompania gjermane e veshjeve sportive Adidas që sponsorizon harkëtarët, ka bërë një punë të shkëlqyer me fanellën e dytë të Ajaxit për sezonin 2020/21.

Me ngjyrë gri dhe me nuanca blu të errët, kjo fanellë është unike dhe me një paraqitje që të tërheq syrin. Emra si Blind, Donny Van de Beek e të tjerë, bënë rolin e modelit për këtë fanellë, që u pëlqye shumë në rrjetet sociale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here