Bombë: Inter pranë transferimit të yllit të Bayern!

Inter dhe Manchester United janë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich, Corentin Tolisso, raporton RMC Sport në Francë.

Në gusht futbollisti mbush 26 vjeç dhe tek Bayern Munich u transferua nga Olympique Lyonnais për shifrën e 41,5 millionë eurove në 2017.

Tolisso momentalisht është i lënduar mirëpo këtë sezon mori pjesë në 24 ndeshje për bavarezët duke shënuar 3 gola dhe asistuar 5 herë.

Tani në garë seriozisht kanë hyrë Neroazzurët dhe Djajtë e Kuq mirëpo bavarezët për ta lënë të lirë kërkojnë hiç më pak se 35 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here