Flick ia kërkon Bayernit blerjen e Perisic

Ivan Perisic është duke kaluar sezonin si i huazuar te Bayern Munich.

Kampioni në fuqi i Bundesligës ka mundësinë ta blejë lojtarin në fund të sezonit, por ende nuk ka vendosur një gjë të tillë.

Megjithatë ka qenë trajneri i Bayernit, Hans Flick që ka konfirmuar se të gjithë në klub janë të kënaqur me kroatin.

31-vjeçari ishte titullar në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë, ku Bayerni fitoi 2-1 ndaj Frankfurtit, ndërsa kroati realizoi golin e parë në këtë takim.

“Sa i përket të ardhmes së Perisic, të gjithë te Bayerni jemi të bindur për cilësitë që ai disponon dhe që i ka treguar edhe në fushë”.

“Është gjithmonë gati për të dhënë kontributin e tij dhe për të ndihmuar skuadrën”, deklaroi tekniku i bavarezëve.

Bayerni e ka mundësinë për ta blerë sulmuesin anësorë për një shumë prej 20 milionë eurove.

Nëse bavarezët nuk e blejnë atë, atëherë e ardhmja e tij mund të jetë në Angli, ku Tottenham Hotspur dhe Manchester United kanë shprehur interesim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here