Inter dhe Lazio akoma pas Giroud!

Inter, Lazio dhe Tottenham Hotspur akoma nuk kanë hequr dorë për transferimin e Olivier Giroud edhe pse ky i fundit nënshkroi një kontratë të re me Chelsean.

Sulmuesi do të bëhej një lojtar i lirë këtë verë dhe gjatë janarit ishte shumë pranë transferimit tek Inter.

Sipas Daily Express, zgjatja e kontratës së tij me Chelsean për 1 vit tjetër nuk do të thotë që ai ka siguruar të ardhmen e tij por vetëm që londinezët nuk duan ta humbin atë si një lojtar të lirë.

Për francezin 33 vjeçar e interesuar shumë është edhe skuadra tjetër londineze, Tottenham, e cila udhëhiqet nga Jose Mourinho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here