Barcelona e gatshme ta shesë Ansu Fati-n, zbulohet çmimi

Barcelona thuhet se po e lë derën e hapur për të shitur talentin e madh spanjoll, Ansu Fati, këtë verë.

Gjatë ditëve të fundit u raportua se Barcelona ka hedhur poshtë një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Manchester Unitedi për Fatin.

Megjithatë, gazeta Mundo Deportivo raporton sot (e premte) se Barcelona nuk e kanë përjashtuar plotësisht shitjen e të riut me pasaportë spanjolle.

Duke pasur parasysh situatën financiare të klubit dhe planet për tregun e verës, Barcelona do të ishte e gatshme të shiste Ansu Fatin për çmimin e duhur.

Në të vërtetë, sugjerohet që katalunasit janë të hapur për t’u ndarë me sulmuesin anësor për më pak se klauzola e tij e blerjes prej 170 milionë eurosh.

Super agjenti Jorge Mendes po vepron si një ndërmjetës për të gjitha palët dhe del që Barcelona po insiston nëse United dëshiron Ansu ata duhet të zyrtarizojnë ofertën e tyre me shkrim.

Dhe nëse oferta është përtej propozimit origjinal verbal prej 100 milionë eurosh, ata do të jenë të gatshëm të konsiderojnë seriozisht një shitje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here