Choupo-Moting do të lërë PSG pas 30 qershorit!

Ish sulmuesi i Stoke City nuk do ketë një zgjatje të kontratës me kampionët e Ligue 1.

Eric Maxim Choupo-Moting do të largohet nga Paris Saint Germain kur kontrata e tij më 30 qershor do të përfundojë.

RMC Sport deklaron se 31 vjeçari ka vendosur të largohet përkundër faktit që pas 30 qershorit PSG do të ketë edhe 2 finale kupash për ti luajtur plus dhe garon gjithashtu në Champions League.

Kamerunasi shënoi 8 gola në 48 paraqitje për parizienët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here