Inter në bisedime të avancuara për Tonalin!

Inter raportohet se është në bisedime të avancuara me mesfushorin e Brescias, Sandro Tonalin, për të cilin kanë përgatitur një kontratë 5 vjeçare me një pagë prej 2,5 milionë eurosh në sezon plus bonuse të tjera.

Brescia mësohet se po kërkon 50 milionë euro për lojtarin dhe bisedimet akoma po zhvillohen për të arritur një marrëveshje.

Por siç raportojnë mediat Neroazzurët kanë arritur një marrëveshje personale me lojtarin ku ai është pajtuar me kushtet personale të cilat do ti përfitojë në San Siro.

Tonali ka qenë një prej talenteve më të kërkuar në Europë ku në Itali përpos Inter në garë për të ishte dhe skuadra e Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here