Soares pranë rinovimit me Arsenal!

Mbrojtësi portugez i krahut të djathtë momentalisht është i huazuar nga skuadra e Southampton mirëpo do të jetë një lojtar i lirë prej 30 qershorit.

Arsenal akoma nuk ka arritur një zgjatje të kontratës me Cedric Soares që do ta shihte atë tek Arsenal deri në fund të këtij sezoni të stërzgjatur.

Soares u bashkua me Arsenal nga Southampton në janar mirëpo deri më tani nuk ka bërë asnjë paraqitje për ‘Topçinjtë’.

Para pandemisë ai vuajti nga një dëmtim në gju ndërsa tani ka një lëndim facial që do të thotë se ai mund të lërë Arsenalin pa shkelur asnjëherë në fushë me fanellën e klubit londinez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here