Wenger: Barcelona do të blejë një sulmues tjetër!

Arsene Wenger është i bindur që Barcelona do të blejë një sulmues tjetër përkundër pritshmërive për përmirësim të Antoine Griezmann.

Griezmann nuk ka arritur të jetë në formën e tij më të mirë tek Barca duke shënuar 14 gola në 37 paraqitje qysh prej transferimit 120 milionë eurosh prej Atletico Madrid.

Barcelona po përmendet shumë për transferimin e Lautaro Martinez, i cili po shihet nga të gjithë si zëvëndësuesi i Luis Suarez.

Ish trajneri i Arsenal beson se Griezmann do të përmirësohet mirëpo Barcelona do të transferojë një sulmues këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here