Inter përforcon mbrojtjen nga Ligue 1!

Skuadra e Inter raportohet se ka filluar bisedimet me Malang Sarr për një transferim falas gjatë kësaj vere ku mbrojtësit të Nice i është ofruar një kontratë 4 vjeçare.

Me Diego Godin që ka dështuar të bindë tek Inter qysh prej transferimit nga Atletico Madrid, drejtuesit Neroazzurë tani po kërkojnë një emër të ri për mbrojtjen e tyre.

21 vjeçari është i aftë të luajë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes dhe këtë sezon ka luajtur 20 takime me Nice.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe bisedimet kanë filluar me agjentin e tij, Federico Pastorello.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here