Milan pranë transferimit të Thiago Silvas!

Thiago Silva ka deklaruar që do të largohet nga Paris Saint Germain vetëm për ndonjë skuadër tjetër europiane, duke favorizuar Milanin.

Silva pritet të largohet nga Paris Saint Germain kur ky sezon i Champions League të përfundoj pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni.

Milan është përfolur se dëshiron të rikthejë në San Siro ish mbrojtësin e saj dhe tani mundësitë e tyre janë rritur për shkak se Fluminense ka dalë nga loja.

‘Të gjithë e dinë dashurinë që kam ndaj Fluminenses, kur unë po vuaja nga tuberkulozi ata më hapën dyert dhe unë këtë nuk e harroj kurrë, mirëpo kam akoma disa objektiva për të përmbushur në Europëe’- deklaroi në fund Thiago Silva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here