Napoli eleminon Interin dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë

Napoli-Inter, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, është mbyllur në barazim 1-1.

Një rezultat ky që ka kualifikuar në finalen e madhe “axurrët” falë fitores 1-0 të marrë në San Siro në ndeshjen e parë.

Dhe të mendosh që gjithçka ka nisur mirë për zikaltrit në ndeshjen e sotme, me Eriksen që ka shënuar për miqtë në minutën e dytë direkt nga goditja e këndit.

Reagimi i vendasve ka ardhur katër minuta para fundit të pjesës së parë mme Mertens që ka finalizuar me gol një kundërsulm të shpejtë që ka kapur në befasi mbrojtjen zikaltër.

Ka qenë një gol i veçantë për belgun, i cili është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Napoli-t me 122 gola.

Skuadra e Antonio Conte-s ka shkuar disa herë afër golit në pjesën e dytë, por tentativat e zikaltërve kanë qenë të pasakta.

Finalja e Kupës së Italisë mes Juventus-it dhe Napoli-t do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në stadiumin Olimpico të Roma-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here