Arsenal, Chelsea dhe Celtic në garë për Forster!

Arsenal dhe Chelsea janë duke menduar një lëvizje për transferimin e portierit të Southampton këtë verë, Fraser Forster, raporton Football Insider.

Dy klubet nga Londra duhet njëherë të mposhtin konkurencën e skuadrës skoceze të Celtic ku portieri ka kaluar sezonin e fundit në formë huazimi.

Celtic ka mbetur shumë e kënaqur me paraqitjet e Forster dhe mund të aktivizojë opsionin për blerjen e lojtarit mirëpo gjithçka mbetet të vendoset nga skuadra e Southampton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here