Barcelona merr një fitore të lehtë në transfertën me Mallorcan (VIDEO)

Barcelona ka marrë një fitore 4-0 në fushën e Mallorca-s me rifillimin e La Liga-s pas ndërprerjes së detyruar për shkak të Coronavirus-it.

Katalanasit kanë siguruar tri pikët në pjesën e parë. Vidal ka hapur takimin në minutën e 2-të, Braithëaite e ka mbyllur në të 37-ën me ndihmën e Leo Messi-t, ndërsa Alba, edhe ky i ndihmuar nga Pleshti, ka fiksuar shifrat në 3-0 me golin e shënuar në minutën e 80-të.

Barcelona kryeson renditjen e La Liga-s me 61 pikë, pesë më shumë se Real Madrid që do të luajë nesër në shtëpi kundër Eibar-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here