Lyon transferon mbrojtësin e Inter!

Inter është shprehur e gatshme për të shitur Diego Godin vetëm pas një viti transferim mirëpo skuadra e Lyon ka problem të përmbushë kërkesat për pagën e lojtarit.

Shumë mediat nga Franca dhe Italia po raportojnë që Lyon po bën gati një ofertë për transferimin e 33 vjeçarit uruguajan.

Ai u bashkua me Neroazzurët verën e kaluar si lojtar i lirë mirëpo dështoi për të lënë përshtypje të mira tek skuadra e Antonio Contes.

Godin shumicën e ndeshjeve e ka kaluar në stol dhe me një pagë që arrin tek 5 milionë eurot, Inter është mëse e kënaqur ta lërë atë të largohet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here