Reali mposht me lehtësi Eibarin dhe nuk i ndahet Barcelonës

Real Madrid e ka rifilluar La Liga-n në mënyrën e duhur.

Los Blancos kanë mundur 3-1 me lehtësi Eibar-in në javën e 28-të të kampionatin dhe janë dy pikë larg kryesuesve të Barçës në renditje.

Madrilenët i kanë bërë një dhuratë të bukur trajnerit Zidane me rastin e ndeshjes së tij numër 200 në drejtim të Los Blancos, trajneri i tretë në historinë e klubit që arrin këtë shifër pas Miguel Munoz (605) dhe Vicente del Bosque (246).

Takimi i zhvilluar në stadiumin Alfredo di Stefano është zhbllokuar në minutën e katërt nga Toni Kroos, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një goditje të fortë dhe të saktë brenda zonës së rreptësisë.

Ky ka qenë goli i gjashtë i gjermanit në ndeshjet e këtij sezonit të luajtura me Real Madrid në të gjitha kometicionet, ecuria e tij më e mirë në një sezon me klubin spanjoll.

Goli i dytë është shënuar nga Ramos në minutën e 30-të. Hazard e ka shpërblyer sprintin mbresëlënës të kapitenit duke i dhënë një asist që e ka nxjerrë me portën e boshatisur.

Shtatë minuta më vonë ka qenë radha e një mbrojtësi tjetër të transformohet në golashënues për madrilenët, me Marcelo-n që ka trefishuar avantazhin me një goditje të fuqishme nga brenda zonës në minutën e 37-të.

Goli i nderit për miqtë ka ardhur në minutën e 60-të dhe është realizuar nga Bigas falë një devijimi shumë me fat që ka fiksuar shifrat në 3-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here