Revolucion në San Siro: Epora Rangnick fillon me gjashtë përforcime, zbulohen emrat…

Ralf Rangnick ka piketuar emrat e lojtarëve që i dëshiron në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Gjermani është shumë pranë firmës me Rosonerët dhe ta fillojë revolucionin në San Siro.

Siç shkruan SportMediaset, Rangnick dhe Elliott kanë rënë dakord për lojtarët e paprekshëm dhe për përforcimet në merkaton e verës.

Gjermani ka piketuar dy përforcime për vijën e mbrojtjes, Tanguy Kouassi dhe Nikola Milenkovic. Kouassi është futbollist i lirë, ndërsa Milenkovic mund të përfshihet në një shkëmbim të mundshëm me Lucas Paquetan.

Sa i përket mesfushës Rangnick ka kërkuar nga Elliott transferimin e Dominik Szoboszlai dhe Florentino Luis.

Për sulmin objektivi kryesorë mbetet Luka Jovic. Milan dhe Real janë shumë pranë marrëveshjes dhe sulmuesi serb pritet të transferohet në San Siro për shifrën e 45 milionë eurove.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here