Transferimi i Kumbullës i komplikuar: Inter ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen në Francë

Marash Kumbulla është i lidhur me një transferim te Interi për një kohë të gjatë, mirëpo Neroaxurët nuk po arrijnë ta gjejnë gjuhën e përbashkët me Veronan.

Verona kërkon 30 milionë euro për lirimin e Kumbullës, ndërsa Neroaxurët janë të gatshëm tia ofrojnë disa lojtarë për të ulur shumën.

Mirëpo për momentin marrëveshja është larg arritjes dhe Marotta ka piketuar një tjetër përforcim për vijën e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Nice, Malang Sarr i cili ka luajtur 20 ndeshje këtës sezon dhe ka shënuar 1 gol.

21-vjeçari kushton dyfish më pak se Kumbulla dhe në rast se Inter nuk arrin ta transferojë mbrojtësin shqiptar, atëherë Sarr shihet se opsioni B.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here