Behrami: Do ta vërtetoj që akoma nuk kam mbaruar!

Është rithyer tek skuadra e Genoas për ti treguar të gjithëve që akoma ka çfarë të ofrojë në fushën e blertë, bëhet fjalë për lojtarin kosovar, Valon Behrami.

Pasi u largua nga Sioni, në muajin janar 35 vjeçari nënshkroi një kontratë me skuadrën italiane të Genoas.

‘Nënshkrimi i kontratës me Genoan ishte një mundësi e madhe për mua pas 6 muajve aspak të lehtë që kalova dhe dua ti dëshmoj të gjithëve që unë akoma nuk kam përfunduar’.

‘Dua që përvoja ime ti shërbej bashkëlojtarëve të mi në momentet e vështira që do kalojmë si në fushë ashtu edhe jashtë saj’- deklaroi për fund Behrami.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here