Inter e vendosur për të mbajtur Espositon!

Inter po planifikon që të mbajë Sebastiano Espositon edhe pas kësaj vere, raporton Calcio Mercato.

Parma, Atalanta dhe Fiorentina kanë qenë që të gjitha të interesuara për shërbimet e 17 vjeçarit kontrata e të cilit skadon në vitin 2022.

Esposito këtë sezon ka zhvilluar 12 ndeshje me skuadrën e Inter dhe Neroazzurët po shpresojnë që lojtari të mbetet akoma në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here