Lyon konfirmon interesimin për futbollistin e Inter!

Presidenti i Lyon Jean-Michel Aulas ka deklaruar se skuadra e tij është e interesuar për transferimin e mbrojtësit të Inter, Diego Godin i cili pritet të largohet këtë verë.

RMC Sport në Francë raportoi që Olympique Lyonnais po bënte gati një ofertë në drejtim të Inter për të realizuar transferimin e tij, vetëm një vit prej transferimit të tij nga Atletico Madrid.

Kur u pyet për Godin dhe Mohamed Sakho presidenti Aulas deklaroi që nuk janë vetëm këta dy emra që skuadra e tij ka shfaqur interesim për ti transferuar.

Mbrojtësi uruguajan paguhet 5 milionë euro në sezon dhe Inter është mëse e gatshme ta largojë atë nga skuadra ku do ti kursente klubit shumë para.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here