Objektivat e rinj të Lazios për mesfushën!

Raportohet se Lazio ka rikthyer prapë interesimin e saj për ish objektivat, Marko Grujic dhe Denis Zakaria, duke shikuar të zëvëndësojë Lucas Leiva në Olimpico.

Il Corriere dello Sport raporton se lojtari i preferuar i Lazios është akoma Leander Dendoncker, të cilin synuan ta transferojnë para dy vitesh.

Lazio dhe Atalanta që të dyja ishin të interesuara për shërbimet e ish yllit të Anderlecht i cili u shit për 15 milionë euro tek Wolves.

Mirëpo tani ai vlerësohet me një çmim prej 25 milionë eurosh gjë që ka bërë që lazialët të heqin interesimin e tyre nga ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here