PSG gjen zëvëndësuesin e Kurzawas!

Paris Saint Germain ka identifikuar mbrojtësit e Ajax dhe Portos, Nicholas Tagliafico dhe Alex Telles si zëvëndësuesit potencial për Layvin Kurzawa i cili pritet të largohet këtë verë, raporton Le 10 Sport.

Kampionët francezë duan ta transferojnë njërin prej lojtarëve përpara se kontrata e Kurzawas të mbarojë pasi largimi i tij mund ta lërë në një pozitë të keqe mbrojtjen e PSG.

PSG mund të hasë në konkurencën e skuadrës së Chelsea pasi skuadra londineze gjithashtu ka shfaqur interesim për të dy këta lojtarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here