Zyrtare, Juve fillon bisedimet për talentin e Lyon!

Objektiv madhor për skuadrën e Juventusit mbetet akoma mesfushori i talentuar i Lyon, Houssem Aouar.

‘Zonja e Vjetër’ po bëhet gati për ndryshime të mëdha në mesfushë pasi largime të shumta pritet të ndodhin këtë verë nga Allianz Stadium.

Aaron Ramsey, Miralem Pjanic dhe Adrien Rabiot pritet të jenë lojtarët që do të largohen dhe transferimi i Aouar pritet ta mbulojë këtë hapësirë që do krijohet në mesfushë.

Shuma që po kërkon Lyon ësht 60 milionë euro ndërsa Juventusi deri më tani ka ofruar deri në 50 milionë por një marrëveshje duket afër të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here