E bujshme: Paulo Dybala largohet nga Juventusi për 70 milionë euro

Paulo Dybala dhe Juventus nuk kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës.

Pengesa e vetme për arritjen e marrëveshjes është paga dhe gjiganti europian dëshiron të përfitojë nga kjo situatë.

Siç raporton Don Balon, Barcelona ka kthyer vëmendjen kah Paulo Dybala, pasiqë Katalanasit nuk po arrijnë dot marrëveshje me Interin për transferimin e Lautaro Martinez.

Drejtuesit e Barcelonës e konsiderojnë klauzolën  e Lautaros prej 111 milionë eurove të lartë dhe për 40 milionë euro më pak mund ta transferojnë Dybalan nga Juventusi.

Dybala ka kërkuar nga Juventusi pagë prej 10 milionë eurove në sezon, pagë të cilën është e gatshme t’ia ofrojë Barcelona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here