Manchester United piketon mesfushorin e Leicester si alternativën e Van de Beek

Te Manchester United kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe Djajtë e Kuq pritet të kryejnë disa transferime në merkaton e verës.

Objektivi kryesorë i United për vijën e mesfushës është ylli i Ajax Donny van de Beek.

Mirëpo siç raporton the Express, Djajtë e Kuq kanë piketuar një tjetër futbollist në rast se dështojnë ta transferojnë holandezin në Old Trafford.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Leicester  Wilfred Ndidi. 23-vjeçari ka luajtur 29 ndeshje këtë sezon me Leicester dhe ka shënuar 2 gola. Vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here