UEFA ka vendosur: Zbulohen datat e ndeshjeve të Champions League

Shtëpia europiane e futbollit ka vendosur se si do të zhvillohet sezoni i Ligës së Kampionëve.

Siç raportojnë mediat sportive, sezoni i Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në formatin e final-eight (tetë-skuadrat e mbetura në garë) në Lisbonë të Portugalisë.

Fillimisht do të zhvillohen ndeshjet Barcelona-Napoli, Manchester City-Real Madrid, Juventus-Lyon dhe Bayern Munich-Chelsea në datat 6 dhe 7 gusht.

Ndeshjet e gjysmëfinales do të zhvillohen 12,13,14,15 gusht, ndërsa ndeshjet kthyese me 18 dhe 19 gusht. Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet me 23 gusht.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here