Conte ka një plan për Alexis Sanchez!

Antonio Conte duket se nuk ka hequr dorë akoma nga Alexis Sanchez pasi është duke bërë gati një strategji për të marrë më të mirën nga sulmuesi kilian.

Italiani kërkoi huazimin e tij nga Manchester United mirëpo një dëmtim që Sanchez pësoi nuk e lejoi të tregonte formën e tij më të mirë tek Inter.

Plani do të fillojë që nga kjo javë ku Alexis Sanchez pritet të fillojë si titullar kundër skuadrës së Sampdorias.

Kjo pritet të jetë mundësia e fundit për ish sulmuesin e Arsenalit i cili nëse arrin të shfrytëzojë këtë mundësi atëherë një kontratë e re do të jetë gati për në San Siro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here