Dy emrat e mundshëm për zëvëndësimin e Lautaros!

Inter ka gjetur dy emrat e rinj për të zëvëndësuar Lautaro Martinezin në rast se ky i fundit largohet këtë verë nga San Siro.

Bëhet fjalë për Andrea Belottin e Torinos dhe Pierre-Emerick Aubameyang të Arsenal, sipas raportimeve të përditshmes italiane Corriere dello Sport.

Lautaro vazhdimisht po përflitet për një transferim tek Barcelona mirëpo Neroazzurët ja kanë bërë të ditur katalanasve se do ta lënë të lirë argjentinasin vetëm për shifrën e 111 milionë eurove.

Mirëpo nëse nuk paguhet kjo shifër atëherë në lojë mund të futet emri i ndonjë lojtari katalanas për të ulur çmimin e tij që do të thotë se ose Belotti ose Aubemeyang do të jenë shumë afër transferimit në Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here