Shkëmbim yjesh mes Napolit dhe kinezëve të Dalian!

Trajneri i skuadrës Dalian, Rafa Benitez, ka biseduar me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për mundësinë e shkëmbimit të Hirving Lozano me Yannick Carrasco.

Ish trajneri i Napolit pranoi se ka mbajtur kontakte me ish presidentin e tij dhe se janë në bisedime për këtë shkëmbim të mundshëm këtë verë.

‘Ne mbajmë kontakte të rregullta, kemi një rrespekt të ndërsjelltë dhe mendojmë se ky shkëmbim mund të ndodhë gjatë kësaj vere’- deklaroi Benitez për Corriere dello Sport.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here