Zyrtare: Roma me sulmues të ri!

Roma është bërë me sulmues të ri pasi mësohet se sulmuesi anësor i skuadrës së Chelsea, Pedro Rodriguez ka arritur marrëveshjen për një kontratë dy vjeçare.

Pedro thuhej se kishte nxitur një konflikt të brendshëm në mes të presidentit James Pallotta dhe drejtorit sportiv, Gianluca Petrachi.

Megjithatë Corriere dello Sport raporton se spanjolli do të nënshkruajë një kontratë deri në 2022 me një pagë prej 3,5 milionë eurosh në sezon.

Vetë trajneri Paolo Fonseca raportohet se e ka thirrur spanjollin duke e siguruar se Roma do ta rrespektojë pjesën e vet të marrëveshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here