Chelsea nuk ka të ndalur: Gati oferta stratosferike për Havertz

Chelsea synon të luftojë në të gjitha frontet në sezonin e ardhshëm dhe Blutë e Londrës janë mjaftë aktiv sa i përket përforcimeve.

Blutë zyrtarizuan sot transferimin e Timo Werner nga RB Leipzig për shifrën e 52 milionë eurove, mirëpo nuk mbaron me kaq.

Mediat angleze raportojnë se Chelsea synon një tjetër transferim nga Bundesliga dhe bëhet fjalë për Kai Havertz.

20-vjeçari është produkt i akademisë së Bayer Leverkusen dhe po shkëlqen në Bundesligë.

Farmaceutikët nuk e kanë ndërmend ta shesin për më pak se 85 milionë euro, ndërsa Chelsea është i gatshëm ta paguaj shumën e kërkuar.

Blutë kanë nisur bisedimet me agjentin e tij dhe ditët në vijim pritet që ta dërgojnë ofertën zyrtare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here