Havertz me kushte nëse largohet nga Bayer Leverkusen!

Kai Havertz do të largohet nga Bayer Leverkusen vetëm nëse merr garanci nga skuadra e tij e ardhshme se do të ketë të sigurtë vendin e titullarit, raporton kështu Daily Star.

21 vjeçari gjerman është njëri prej lojtarëve më të kërkuar këtë verë dhe ka qenë i përfoluar për një transferim të mundshëm në Premier League ose La Liga.

Havertz duket se ka shkaktuar shumë kokëdhimbje për skuadrat që e kërkojnë pasi për të Leverkusen kërkon hiç më pak se 100 milionë euro, shifër kjo tepër e lartë duke marrë parasysh krizën ekonomike që po kalon bota e futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here