Atë që nuk e transferoi Juve do ta transferojë Rangnick!

AC Milan e ka futur veten në garë për të siguruar shërbimet e yllit të Red Bull Salzburg, Dominik Szoboszlai këtë verë, raportojnë mediat italiane.

Sipas Calciomercato, 20 vjeçari po përcillet nga një numër i madh i skuadrave europiane të cilat u impresionuan me paraqitjet e tij në Champions League.

Skuadra e parë italiane që tentoi transferimin e tij ishte Juventus në vitin 2019 por që dështoi.

Milan tani ka një armë më shumë që quhet Ralf Rangnick i cili më herët ka qenë në krye të skuadrës austriake dhe mund të ketë ndikim në këtë transferim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here