Formacionet zyrtare Sevilla – Barcelona

Barcelona do të jetë mysafire e Sevillës në kuadër të xhiros së 30-të në La Liga.

Kampioni në fuqi i Spanjës do të ketë punë të vështirë, pasi Sevilla njihet një skuadër që nuk mposhtet lehtë në stadiumin e tyre.

Pas rikthimit të futbollit pas pauzës tre mujore, Sevilla ka marrë një fitore e një barazim, teksa Barcelona ka shënuar dy fitore radhazi.

Katalunasit janë duke kërkuar titullin dhe synojnë të marrin fitore të radhës për mos ta humbur pozitën e parë.

Në anën tjetër Sevilla që ndodhet në pozitën e tretë kërkon pikë në mënyrë që mos ta humbas këtë pozitë.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Sevilla: Vaclik, Jesus Navas, Diego Carlos, Kounde, Reguilon – Fernando, Jordan, Oliver Torres, Ocampos, Munir – De Jong.

Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Jordi Alba, Vidal, Busquets, Rakitic, Suarez, Messi, Braithwaite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here