Jo vetëm Jovic, Milani transferon edhe një tjetër yll nga Reali!

Luka Jovic është objektivi kryesorë i Milanit për merkaton e verës.

Mirëpo sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Rosonerët janë të interesuar edhe për një tjetër futbollist të Realit.

TodoFichajes, shkruan se Milanështë i interesuar edhe për transferimin e Lucas Vasquez. 28-vjeçari ka shënuar tre gola në 18 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Vasquez ka kontratë me Realin deri në vitin 2021 dhe nuk bën pjesë në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe transferimi i Vasquez pritet ti kushtojë Rosonerëve rreth 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here