Kërkohet nga PSG dhe Spurs, ky është vendimi i Donnarummas!

Portieri i AC Milan, Gianluigi Donnarumma ka refuzuar mundësinë për tu transferuar tek skuadra e Paris Saint Germain dhe Tottenham dhe do të rinovojë kontratën me Rossonerët, thuhet në një raport.

Ka pasur shumë spekulime për Donnarumma pasi përflitej shumë për një largim të tij për shkak se kontrata e tij skadon në 2021, që do të thotë se Milan duhet ti bëj gati atij një kontratë të re.

Kontrata e re që po bëhet gati pritet të zgjasë qëndrimin e italianit në portën e kuqezinjëve deri në vitit 2023 duke larguar përfundimisht interesimin e skuadrave të PSG dhe Tottenham.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here