Thiago Silva dëshiron 10 milionë euro në vit!

Mbrojtësi ka qenë i përfolur për një transferim të mundshëm tek Everton ose Fiorentina por kërkesat e pagës së tij janë shumë të larta.

Raportohet se Thiago Silva po kërkon një pagë prej 10 milionë euro, sipas një raporti në Itali.

Qendërmbrojtësi brazilian këtë verë do të largohet nga Paris Saint Germain si një lojtar i lirë dhe po kërkohet nga një sërë ekipesh europiane.

Megjithatë Gazzetta dello Sport raporton se kërkesa e tij për pagën është shumë e lartë dhe Fiorentina është në gjendje të ofrojë deri në 5,5 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here