Thiago Silva transferohet në Serie A, jo tek Milani!

Milan mund të mbetet me gishta në gojë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Thiago Silva pasi më e interesuar për të duket se është skuadra italiane e Fiorentinës.

Sky Sport Italia bëri të ditur se këto ditë Fiorentina ka pasur bisedime personale me brazilianin për ti ofruar atij një kontratë me klubin Viola.

Këtë verë Thiago Silva do të jetë një lojtar pa kontratë që do të thotë se mund të transferohet tek cilado skuadër me kosto zero.

Në fillim mendohej se 35 vjeçari do të transferohej tek Milan por kohëve të fundit Rossonerët nuk po shfaqin interesimin që pritej për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here