Tottenham dhe United mbyllet pa fitues, Fernandes shpëton Djajtë e Kuq

Tottenhami dhe Manchester United e kanë mbyllur me rezultatin 1-1 takimin e sotëm. Një ndeshje që dhuroi spekatakël dhe një lojë të rrjedhshme me të dy ekipet që dhanë gjithçka në fushën e lojës. Barazimi i shërben më shumë skuadrës së Solskjaer që ruan vendin e 5 që të çon në Europë, ndërsa Tottenhami mbetet shumë larg.

Ndeshja nisi më mirë për “Spursat” që shënuan gol të parët. Ishte Bergwijn që dribloi mbrojtjen e Man.United dhe me një goditje të fortë mposhti dhe De Gean. Portieri nuk reagoi aspak mirë në gjuajtjen e fortë të lojtarit kundërshtar duke e shoqëruar drejt rrjetës në minutën e 27′.

Pjesa e parë u mbyll në favor të vendasve, ndërsa në të dytën nisi dhe furia e miqve. United ishte shumë afër barazimit me Martial, por Lloris i mohoi një gol të sigurt me një fluturim fantastik. Goli i barazimit do të vinte në minutën e 81′ me Bruno Fernandes. Portugezi shënoi pas një penalltie të fituar nga Pogba.

Në fundin e lojës, “Djajtë e kuq” fituan një tjetër penallti, por ishte VAR që hoq vendimin e gjyqtarit. Ekipi i Solskjaer mbetet në vendin e pestë me 45 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e tetë me 42 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here