As Inter, e as Juventus – Kumbulla transferohet te një tjetër gjigant italian!

Siç raporton e përditshmja italiane il Messaggero, Marash Kumbulla ka arritur marrëveshje për tu transferuar te Lazio.

20-vjeçari i cili ka kontratë me Veronan deri në vitin 2022, ka rënë dakord që të transferohet në Olimpico, pasiqë do të jetë titullarë në skuadrën e Simone Inzaghit.

Për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi, Lazio do ti ofrojë Veronas 20 milionë euro për Kumbullën.

Në garë për Kumbullën janë Juventus dhe Inter, por është Igli Tare ai që e ka bindur shtatëlartin shqiptar ti bashkohet atij te Lazio.

Kumbulla ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon dhe ka ndihmuar Veronën që ta mbajë portën e paprekur në shtatë ndeshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here