Bombë: Achraf Hakimi transferohet në Serie A për 45 milionë euro!

Futbollisti i Real Madrid i huazuar te Borussia Dortmund, Achraf Hakimi, ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij.

21-vjeçari po shkëlqen te Dortmundi, mirëpo duket se kjo nuk është e mjaftushme që Reali tia besojë pozitën e titullarit sezonin e ardhshëm.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Inter është i gatshëm të përfitojë nga kjo situatë dhe Neroaxurët synojnë transferimin e marokenit këtë verë.

Beppe Marotta e sheh Hakimin si Zanettin e ri, ndërsa vlera e marokenit është rreth 45 milionë euro.

Inter është i gatshëm të paguaj shumën e kërkuar nga Reali, pasiqë 21-vjeçari në 44 ndeshje të luajtura këtë sezon ka shënuar 9 gola dhe ka regjistruar 10 asistime.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here