Lajmi i vitit në Itali: Paratici transferohet te rivalët e Juventusit

Nuk është patjetër që vetëm lojtarët të ndryshojnë klubet. Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik sot duke raportuar se Fabio Paratici do të largohet nga Juventusi.

Siç shkruan Gazzetta dello Sport, Roma është e gatshme ta rrëmbejë Paraticin nga Juventusi.

Roma për momentin nuk ka drejtor sportiv pas shkarkimit të Gianluca Petrachit dhe James Pallotta e sheh Paraticin si njeriun ideal.

Paratici përfiton te Juventusi 2 milionë euro në sezon dhe bonuse, ndërsa Roma është e gatshme t’i ofrojë atij pagë më të lartë.

Mbetet ta shohim nëse Paratici do të largohet nga Juventusi për t’iu bashkuar Romës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here