Ronaldo kundërshtoi Sarrin, zbulohet prapaskena para finales me Napolin

Juventus ka marrë shumë kritika pas humbjes së pësuar në finalen e Kupës së Italisë kundër Napoli-t. Sarri dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë ata që janë sulmuar më shumë nga shtypi dhe tifozët.

Dhe duket se janë pikërisht ata të dy protagonistët e një prapaskene që ka ndodhur pak orë para ndeshjes së luajtur në Olimpico.

Sipas zërave, portugezi ka refuzuar të luajë në rolin e qendërsulmuesit siç i ka kërkuar trajneri tij. Pozicioni i 9-ës është marrë më pas nga Dybala.

Mbrapa kësaj situate taktike duket se është dëshira e CR7 për t’u aktivizuar në një rol tjetër. Ylli portugez, në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Napoli-n, duket se ka thënë para gjithë skuadrës se nuk kishte ndërmend të luante në qendër, duke preferuar të aktivizohej në të majtë.

Rezultati ka qenë një katastrofë, me CR7 që nuk është parë në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve dhe me ndeshjen që është humbur me penallti pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here