Zhgënjen Barcelona, Katalansit ndalen në transfertën me Sevillan

Sevilla-Barcelona, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të La Liga-s është mbyllur në barazim pa gola. Një rezultat ky që i bën punë Real Madrdi-t, që tani ndodhet vetëm tri pikë larg kryesuesve të Barçës në renditje.

Sevilla e Lopetegui-t, ish-trajneri i Los Blancos, ka arritur të neutralizojë Messi-n me shokë, duke i irrituar këta të fundit siç tregon edhe sherri që ndodhi në fundin e pjesës së parë, me Pleshtin që është falur nga arbitri pas shtyrjes që i ka dhënë mbrojtësit të Sevilla-s, Diego Carlos.

Katalanasit kanë dominuar në zotërimin e topit dhe kanë shkuar shumë afër golit në minutën e 88-të Luis Suarez, goditja e të cilit ka përfunduar pak sipër traversës. Vendasit janë kundërpërgjigjur me Sergio Reguillon në të 91-ën, por Ter Stegen ka shmangur golin me një pritje të shkëlqyer.

Barça është ndalur pas tri fitoresh radhazi në kampionat dhe Messi-n ka qenë i detyruar të shtyjë takimin me golin e tij numër 700 në karrierë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here